Zbulimet e reja historike dhe arkeologjike lidhur me popujt të cilët përmenden në Kuran, edhe një herë dëshmojnë për vërtetësinë e lajmeve që i jep Kurani. Njeriut i takon vetëm që të merr mësim nga gjendja në të cilën kanë rënë këta popuj dhe të kërkoj shkaqe që edhe më tepër t’i afrohet Allahut. Vetëm me anë të kësaj rruge mund të shpresoj se do të jetë në grupin e njerëzve të cilët do të shpëtojnë në botën e ardhshme (ahiret). Në këtë film do të shfaqim shkatërrimin e popullit Sebe të cilët jetonin në një gjeografi shumë estetike me kopshte dhe ara të begatshme, poashtu edhe shkatërrimin e mbretit Egjiptian Faraonit dhe ithtarëve të tij, i cili në momentin kur iu afrua vdekja pohoi se e beson Allahun.
Terrorizmi nuk është çështje që nuk ka zgjidhje. Atij mund t’i jepet fund duke asgjësuar infrastrukturën e tij të brendshme ideologjike. Kur në tokë të sundojë toleranca dhe paqja terrorizmi do të gremiset në faqet e errëta të historisë.
Uniteti, devotshmëria, dashuria, afeksioni, mëshira, vetësakrifikimi, besimi...Solidariteti, miqësia, ndihma reciproke, falja, paanshmeria, besueshmeria, besnikëria, shqetësimi dhe mbrojtja ndaj të tjerëve...
Shumica e njerëzve shprehin dëshirën e zjarrtë për cilësitë e vlerave të larta morale sa herë që u jepet rasti. Ata ankohen se nuk kanë mundur t’u afrohen vlerave të tilla morale, të cilat do t’i dëshironin aq shumë. Në të vërtetë, vlerat morale të larta janë bëhen të mundura vetëm vetëm duke iu friksuar Zotit dhe duke ndier devotshmëri të thellë ndaj Tij. Për këtë arsye, vetëm besimtarët e sinqertë janë ata të cilët i praktikojnë këto virtyte në jetën e tyre.
Në Kur’an ka shumë vargje që bëjnë fjalë për jetën e përditshme dhe marrëdhëniet shoqërore. Besimtarët përpiqen të venë në jetë këto vlera morale të larta, të cilat i ka shpallur Zoti në Kur’an në çdo moment të jetës së tyre. Nuk ka rëndësi se në çfarë rrethanash mund të gjenden, ata kurrë nuk bëjnë lëshime në shfaqjen e këtyre vlerave. Në këtë film ju do të bëheni dëshmitarë të vlerave të shkëlqyera morale të besimtarëve.
Vrojtimet shkencore e njohin njeriun me misteret e krijimit, apo me diturinë e pafund të Zotit, urtësinë dhe fuqinë e Tij. Siç ka thënë Albert Ajnshtajni, “shkenca pa fe është e gjymtë”, që donë të thotë, shkenca e pa udhëzuar nga feja, nuk mund të vazhdoj me korrektësi, por ajo humbë kohë në arritjen e rezultateve, apo më keq, ajo shpesh është jobindëse. Islami është fe e arsyes që e inkurajon shkencën. Shikojeni këtë film për të parë se si Kur’ani i prinë rrugës drejtë shkencës duke i ftuar njerëzit të mendojnë dhe të ekzaminojnë shenjat e krijimit përreth tyre.
Në lumejtë e brigjeve perëndimore të Amerikës së Veriut jeton një nga emigrantët më interesantë në botë. Salmoni...Jeta e një salmoni fillon kur e ëma lëshon vezët në një rrymë. Ushqimi i parë i salmonit të ri është një qeskë e veçantë ushqyese brenda në vezë...Krijesat që analizohen gjatë këtij filmi janë vetëm disa nga mrekullitë e krijimit që gjenden në natyrë.