Shekulli 20, ishte shekulli më i përgjakshëm në historinë e njerëzisë. Më shumë se 250 milion njerëz u vranë në luftëra, masakra masive dhe vrasje politike. Përgjegjës kryesor për këtë barbarizëm të madh është ideologjia e quajtur “komunizëm”. Kinse njerëzisë i premtonte barazi dhe drejtësi, kurse në fakt ishte një ideologji që solli vetëm gjak, vdekje dhe frikë.... Në këtë film, do të ndjekim dhe do të analizojmë se si kjo ideologji njerëzisë i solli kaq shumë barbarizëm. Ka mundësi që njerëzia të shpëtoj nga ky qark i barbarizmit, vetëm duhet ta kuptoj qëllimin e ekzistimit të vet. Njeriu nuk është një lloj i kafshës i cili është paraqitur rastësisht dhe jeton për të luftuar, ashtu siç mendojnë darvinistët, komunistët dhe fashistët. Njeriu është një krijesë e ndershme të cilin e ka krijuar Allahu dhe ai në vete mban shpirtin e Tij. Dhe qëllimi i jetës së tij është të jetoj dhe të edukohet sipas moralit të bukur të cilin ia mësoi Allahu.
Në të kaluarën Palestina njihej si vend i paqes, tolerancës dhe drejtësisë. Popuj të feve të ndryshme jetonin në mënyrë vëllazërore duke i kryer adhurimet e tyre me respekt dhe tolerancë reciproke. Kjo fazë e paqes në histori shënohet gjatë periudhës së sundimit të muslimanëve. Me çlirimin e regjionit në vitin 637 nga e hazreti Omerit, më pushteti ishte në duart e muslimanëve. Ky pushtet tregoi një tolerancë të madhe ndaj Krishterëve dhe Hebrenjve që jetonin aty. Pushtetet myslimane duke u bazuar në parimet morale të Kuranit, mundësuan që popujt me përkatësi të ndryshme fetare besimet e tyre t’i kryejnë ashtu siç duhet dhe të jenë të lirë. Kurse sot në këto vende mbretëron terrori, lufta, internimi dhe vrasjet. Dëshira e gjithë atyre njerëzve që kanë ndërgjegje të pastër është që lufta e përgjakshme që zgjatë më tepër se gjysëm shekulli të përfundoj sa më shpejtë, dhe populli arab dhe hebrenj të jetojnë në paqe. Nëse te të dy palët mbizotëron arsyeja, gjykimi i shëndoshë dhe ndërgjegja, atëherë ka mundësi për paqe.
Në mesjetë, ka ekzistuar një organizatë e fshehtë që ka orientuar historinë dhe ka qëndruar në prapaskenë të shumë ndodhive të asaj kohe. Në fillim kjo organizatë u paraqit me emrin “Kalorës të Tempullit”. Kalorësit e tempullit janë themeluar si një fraksion i Kryqëzatave dhe ishin përbetuar se do të luftojnë për hir të krishterimit. Por me kalimin e kohës iu nënshtruan një doktrine të mbrapshtë dhe të ligë dhe në tërësi u larguan prej mësimeve të krishterimit. Anëtarët e fraksionit u dhanë pas interesave të kësaj bote dhe pas pasioneve, dhe harruan Allahun dhe fenë e tyre. Duke përdorur forcën ushtarake dhe lidhjet politike fituan pasuri shumë të madhe. Në mesjetë, kishin më shumë forcë materiale dhe pasuri sesa kisha dhe shtetet tjera Evropiane. Falë kësaj fuqie të madhe kalorësit kishin nënshtruar njerëzit e pushtetit, madje edhe autoritetet kishtare. Përfituan shumë privilegje dhe paprekshmëri. Ishin organizatorë kryesorë të parregullsive dhe punëve të errëta. Përdornin rituale të mbrapshtë dhe të degjeneruar. Për arsye të gjithë këtyre punëve të liga që i përmendëm u burgosën, u gjykuan dhe u ndalua veprimtaria e tyre. Por megjithatë vazhduan të organizohen nëntokë. Dhe pas një kohe u paraqitën me një emër tjetër: Masonizëm. Në këtë film, studiohet baza e vërtetë e masonizmit e cila me shekuj të tërë e ka fshehur identitetin e saj të vërtetë, domethënë studiohen Kalorësit e Tempullit. Do të ndiqni me kujdes të madh.
Vrojtimet shkencore e njohin njeriun me misteret e krijimit, apo me diturinë e pafund të Zotit, urtësinë dhe fuqinë e Tij. Siç ka thënë Albert Ajnshtajni, “shkenca pa fe është e gjymtë”, që donë të thotë, shkenca e pa udhëzuar nga feja, nuk mund të vazhdoj me korrektësi, por ajo humbë kohë në arritjen e rezultateve, apo më keq, ajo shpesh është jobindëse. Islami është fe e arsyes që e inkurajon shkencën. Shikojeni këtë film për të parë se si Kur’ani i prinë rrugës drejtë shkencës duke i ftuar njerëzit të mendojnë dhe të ekzaminojnë shenjat e krijimit përreth tyre.
Sulmi terrorist në Qendrën Tregtare Botërore në në new york në mëngjesin e 11 Shtatorit 2001,kushtoi jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm...Terrorizmi në përgjithësi është një krim kundër njerëzimit,humanizmit...Në kur’an Zoti i urdhëron muslimanët të sjellin paqe harmoni dhe vëllazërim në botë.
Qëllimi i këtij dokumetari është t'u tregohet atyre që e mbrojnë Darvinizmin pa e njohur anën e tij të errët, se çfarë janë duke mbështetur në të vërtetë dhe, në të njëjtën kohë, t'u sqarohet se çfarë përgjegjësie mbajnë, nëqoftëse pretendojnë se nuk e shohin realitetin e vërtetë të tij. Një tjetër qëllim është që të paralajmërohen edhe ata që nuk e besojnë Darvinizmin, por nuk e konsiderojnë si një rrezik që i kanoset njerëzimit.