Gjithçka që shihni në jetën e kësaj bote merr kuptim nëpërmjet shqisave – ajo e të parit dhe të tjerat. Vetëm falë shikimit ttuaj ju mund të njihni familjen, shtëpinë, zyrën, shokët tuaj, dhe gjithçka tjetër që ju rrethon. Pa sytë kurrë nuk mund të kishit një imazh të shpejtë dhe të plotë të gjithçkaje që ndodh rreth jush. Pa ta, ju kurrë nuk mund të imagjinonit ngjyrat, fromat, skenat, apo fytyrat e njerëzve.
Por, ju keni sy dhe falë tyre ju mund të shihni mirë gjithçka që ju rrethon. As vetë akti i të parit nuk do ndonjë mundim prej jush. Për të parë një send ju mjafton të hidhni vështrimin tek ai. Ju nuk lodheni duke i dhënë syve urdhrat e “projektimit, përfshirjes dhe analizimit” dhe as nervave optike që ndodhen në pjesën e prapme të trurit dhe aq më pak vetë trurit. Sytë tuaj mund të fokusohen në objekte të largëta pa pasur nevojë të bëjnë matje optike. Ju vetëm sa shprehni dëshirën për të parë dhe në një fraksion të sekondës ky proces realizohet.
Por, a jeni të vetëdijshëm se çfarë mrekullie e madhe është të parit?
Trupi ynë ka armiq, të cilët nuk mund t’i shohim dot me sy të lirë dhe mund të mos jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Por, ne kemi gjithashtu një ushtri e cila na mbron në mënyrë të shkëlqyer ndaj çdo forme rreziku që mund të vijë nga jashtë dhe është përherë në gadishmëri: “sistemin tonë imunitar!” Nga ky film do ta kuptoni se inteligjenca që ve në funksionim këtë sistem i përket Allahut.
Pse një kafshë duhet të mbrojë të afërmit e tij? Kush i frymëzon ata që të venë në rrezik jetën e tyre për hir të anëtarëve të tjerë të fisit? Si i fitojnë kafshët cilësitë shembullore si: uniteti, bashkëpunimi, vetësakrifica dhe devotshmëria në gjirin e tyre? Në këtë film ju do të jeni dëshmitarë të dashurisë dhe afërsisë së habitshme që vërehet tek kafshët, gjë që e zhvlerëson krejtësisht teorinë e evolucionit, e cila i sheh gjallesat si qenie tërësisht egoiste dhe të pamëshirshme , të cilat janë shfaqur rastësisht.
Ne tashmë ndodhemi në një kthesë në historinë e njerëzimit. Ateizmi, i cili ka ndikuar kaq shumë historinë e shkencës dhe atë të mendimit, qysh prej shekullit të XVIII-të, po përjeton një kolaps të pashmangshëm. Në këtë film ju do të shihni se, si tezat kryesore të tij u rrënuan së bashku me zhvillimet shkencore, politike dhe sociale të dekadave të kaluara. Që nga teoria e Çarls Darvnit apo Sigmund Frojdit, deri tek rënia e komunizmit apo ëndërra hipike, ndiqni se si dogma ateiste shkatërrohet në vigjilje të shekullit të XXI.
Në lumejtë e brigjeve perëndimore të Amerikës së Veriut jeton një nga emigrantët më interesantë në botë. Salmoni...Jeta e një salmoni fillon kur e ëma lëshon vezët në një rrymë. Ushqimi i parë i salmonit të ri është një qeskë e veçantë ushqyese brenda në vezë...Krijesat që analizohen gjatë këtij filmi janë vetëm disa nga mrekullitë e krijimit që gjenden në natyrë.
Librat e mjekësisë dhe të biologjisë na mësojnë se ne arrijmë të nuhasim dhe shijojmë në saje të hundës, gjuhës dhe trurit. Është e vërtetë se ne nuhasim dhe shijojmë falë këtyre shqisave dhe organeve, por kujt duhet t’i jemi mirënjohës ne për këto dhurata kaq të çmuara? Kjo mirënjohje është për Zotin, të Gjithëditurin, i Cili ka krijuar trupin e njeriut në mënyrën më të përkryer deri në detajet më të vogla.
Atomet ndodhen kudo… Gjithçka të cilën ne e quajmë lëndë përbëhet nga atomet. Një trup i ndërtuar prej atomesh merr frymë nëpërmjet atomeve në ajër, ushqehet me atomet që ndërtojnë ushqimin dhe shuan etjen me atomet e ujit. Ajo çka shihni nuk është gjë tjetër veçse përplasja e fotoneve dhe elektroneve në atomet e syrit tuaj.
Ky film shqyrton kompleksitetin dhe përsosmërinë e pjesëz më të vogël përbërëse të university – atomit. Atomi, i cili ndonjëherë duket si titulli i një lënde mjaft të ndërlikuar në tekstet e librave, shfaq të vërteta shumë të rëndësishme, po ashtu na ofron fakte të qënësishme të krijimit të Zotit dhe të ekzistencës së Tij.