Ky film përmbledh gjendjen aktuale të botës islame dhe trashëgiminë strategjike të Turqisë. Kjo trashëgimi ka rrënjë jashtëzakonisht të thella dhe është e lavdishme, dhe ajo do ta vendos Turqinë në krye të kombeve udhëheqëse të botës në shekullin 21
Faktet e tanishme dhe ato historike tregojnë se nevoja për një Perandori të re Osmane për ta ri-renditur botën nuk është ëndërr utopike, por një ideal i dëshiruar që mund të arrihet me vendosmëri të mjaftueshme.
Sot, në kohën e shtypjeve të ndryshme, koncepti tolerant dhe paqësor i Islamit në traditën Osmane do ta sjell një fener të shpresës për tërë botën.
Nëse Turqia mund ta përdorë më mirë trashëgiminë e mrekulluar të civilizimit që e posedon, nëse e drejton fytyrën vazhdimisht përpara duke qëndruar mbi të gjitha aspektet e të kaluarës së saj, atëherë na pret një e ardhme e ndritshme.
Vitet ’60 ishin një kthesë për shoqëritë Perëndimore… Pasojat shkatëruese të dy luftrave botërore,, bombat atomike, të hedhura mbi Japoni dhe zinxhiri i ngjarjeve si Lufta e Vietnamit, provokuan një kundërshtim të fortë ndaj rendit të vendosur nga rinia Amerikane.
Gjendja nuk ishte më e mirë në vendet Europiane. Të rinjtë ngritën krye kundër rendeve ekzistues dhe u përfshinë në lëvizje perverse me një dëshirë flagrantepër t’u “rebeluar” apo “për të tërhequr vëmendje”. Mjaft sjellje të degjeneruara dhe besime perverse u përhapën në atë kohë.
Të rinjtë duke pretenduar t’i kundërvihen lufrës themeluan një lëvizje e cila do të linte gjurmët e saj në vitet 1960. Ky ishte fillimi i kulturës hipike.
Dukej se bota ishte mbushur plot me njerëz të rinj të cilët mezi prisnin ta mbushnin botën me lule vetëm për hir të paqes. Ata besonin se përparim do të thoshte të ishe i natyrshëm dhe i lirë. Në realitet filozofia e tyre perverse i shpuri ata vetëm në shkatërim.
Në këtë film kemi ndërrmarrë një udhëtim nga thellësitë e oqeaneve në rërën shkrumbuese të shkretëtirës dhe në pyjet me shumë reshje të Amazonës. Krijesat që ne kemi parë në këtë udhëtim na kanë bërë të mundur të jemi dëshmitarë të një fakti shumë të rëndësishëm. Fuqia e Allahut na e shfaq këtë në vargun kuranor që thotë:
“Zoti juaj i vetëm është Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç tij. Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” (Sura Taaha: 98)
Subjekti i këtij filmi që do të shihni do t’ju tregojë një sekret thelbësor të jetës suaj. Duhet ta shihni atë me tepër kujdes sepse lidhet me një subjekt përgjegjës për mënyrën tuaj të të vështruarit të botës materiale.
Gjërat që tregohen në këtë film nuk kanë asgjë të ngjashme me atë që do mundë të mësohej nga ndonjë mendim filozofik, ngase këto që do të shifni janë gjëra shkencërisht të provuara dhe nuk diskutohet vërtetësia e tyre.
Sulmi terrorist në Qendrën Tregtare Botërore në në new york në mëngjesin e 11 Shtatorit 2001,kushtoi jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm...Terrorizmi në përgjithësi është një krim kundër njerëzimit,humanizmit...Në kur’an Zoti i urdhëron muslimanët të sjellin paqe harmoni dhe vëllazërim në botë.
Uniteti, devotshmëria, dashuria, afeksioni, mëshira, vetësakrifikimi, besimi...Solidariteti, miqësia, ndihma reciproke, falja, paanshmeria, besueshmeria, besnikëria, shqetësimi dhe mbrojtja ndaj të tjerëve...
Shumica e njerëzve shprehin dëshirën e zjarrtë për cilësitë e vlerave të larta morale sa herë që u jepet rasti. Ata ankohen se nuk kanë mundur t’u afrohen vlerave të tilla morale, të cilat do t’i dëshironin aq shumë. Në të vërtetë, vlerat morale të larta janë bëhen të mundura vetëm vetëm duke iu friksuar Zotit dhe duke ndier devotshmëri të thellë ndaj Tij. Për këtë arsye, vetëm besimtarët e sinqertë janë ata të cilët i praktikojnë këto virtyte në jetën e tyre.
Në Kur’an ka shumë vargje që bëjnë fjalë për jetën e përditshme dhe marrëdhëniet shoqërore. Besimtarët përpiqen të venë në jetë këto vlera morale të larta, të cilat i ka shpallur Zoti në Kur’an në çdo moment të jetës së tyre. Nuk ka rëndësi se në çfarë rrethanash mund të gjenden, ata kurrë nuk bëjnë lëshime në shfaqjen e këtyre vlerave. Në këtë film ju do të bëheni dëshmitarë të vlerave të shkëlqyera morale të besimtarëve.