Atë që do ta ndiqni në këtë film, dëshmon qartë se kjo botë nuk është e paqëllimtë, e pakontrolluar, kapicë materiesh arrakate e rastësishme, përkundrazi ajo është krijuar me një konstruksion të përkryer dhe është ideale për jetesë. Do të jeni dëshmitarë të asaj se si drita e diellit, uji të cilin e pimë apo uji i cili është pjesë përbërëse e trupi tonë, ajrin të cilin e thithim në çdo sekondë në mushkëritë tanë janë maksimalisht të përshtatshme për jetën tonë. Të gjitha hulumtimet që i kemi bërë lidhur me planetin tokë, neve na tregojnë se në këtë planetë ekziston një konstruksion i përkryer për jetesën tonë. Padyshim, se ky konstruksion i përkryer i cili vërehet në çdo detaj të tokës, është argument për ekzistimin e një Krijuesi me Dituri dhe Fuqi të pafund i cili njëkohësisht nën sundimin e vet i ka të gjitha detajet e këtij planeti.
Një ditë i hape sytë dhe e gjete veten midis begative të shumta... Mendo rreth këtyre të mirave që të janë dhuruar nga Allahu. Allahu na ndërgjegjëson për ekzistencën e Tij nëpërmjet çdo gjëje që gjendet në këtë botë, sado e vogël qoftë ajo. Ky film ju fton të mendoni rreth universit dhe krijesave që ndodhen në të, se si ato u krijuan në mënyrën më të përkryer. Nxjerrja në pah e disa prej shenjave të panumurta të Allahut në natyrë, kanë për qëllim t’ju bëjmë që të mendoni rreth dijes dhe fuqisë së Zotit, të cilat përfshijnë çdo gjë.
Arkitektura është një ndër përbërësit kryesorë të kulturës njerëzore...Kafshët në natyrë na tërheqin vëmendjen, veçanërisht me strukturën e trupit të tyre...Ndërtimet e përkryera të trupave të kafshëve janë dëshmi që na kujtojnë se çdo lloj i qenieve të gjalla është krijuar nga Zoti.
Atomet ndodhen kudo… Gjithçka të cilën ne e quajmë lëndë përbëhet nga atomet. Një trup i ndërtuar prej atomesh merr frymë nëpërmjet atomeve në ajër, ushqehet me atomet që ndërtojnë ushqimin dhe shuan etjen me atomet e ujit. Ajo çka shihni nuk është gjë tjetër veçse përplasja e fotoneve dhe elektroneve në atomet e syrit tuaj.
Ky film shqyrton kompleksitetin dhe përsosmërinë e pjesëz më të vogël përbërëse të university – atomit. Atomi, i cili ndonjëherë duket si titulli i një lënde mjaft të ndërlikuar në tekstet e librave, shfaq të vërteta shumë të rëndësishme, po ashtu na ofron fakte të qënësishme të krijimit të Zotit dhe të ekzistencës së Tij.
Keni menduar ndonjeherë se Toka mbi të cilën po ecni lëviz me një shpejtësi prej 1,670 kilometra në orë? A keni menduar ndonjëherë pse flokët tuaj rriten vazhdimisht, ndërsa vetullat dhe qerpikët mbeten po në atë gjatësi? A nuk do të ishte e dëmshme sikur të ishte ndryshe? Keni menduar ndonjëherë rreth ngjarjeve të mahnitshme që ndodhin brenda dhe përreth jush? Ky film është një ftesë për të reflektuar, sepse në Kur’an Zoti na fton ne të mendojmë për qeniet e gjalla që Ai ka krijuar.
Teknologjia, puna kolektive, strategjia ushtarake, rrjeti i avancuar i komunikimit, një hierarki e mprehtë dhe racionale, disiplina, planifikimi urbanistik... Këto janë fushat ku njerëzit nuk mund të jenë gjithmonë mjaft të suksesshëm por milingonat gjithmonë janë. Në këtë film do të eksploroni botën e mahnitshme të milingonave, një sistem socio-biologjik shumë kompleks i cili nuk ka mundur të lind si mekanizëm i rastësishëm dhe të qëndroj si një shembull i qartë i një dizajni inteligjent në natyrë. Në të njëjtën kohë ju do të shihni gabimet në teorinë e evolucionit dhe të dëshmoni krijimin e patëmetë të Allahut.
Gjithçka që shihni në jetën e kësaj bote merr kuptim nëpërmjet shqisave – ajo e të parit dhe të tjerat. Vetëm falë shikimit ttuaj ju mund të njihni familjen, shtëpinë, zyrën, shokët tuaj, dhe gjithçka tjetër që ju rrethon. Pa sytë kurrë nuk mund të kishit një imazh të shpejtë dhe të plotë të gjithçkaje që ndodh rreth jush. Pa ta, ju kurrë nuk mund të imagjinonit ngjyrat, fromat, skenat, apo fytyrat e njerëzve.
Por, ju keni sy dhe falë tyre ju mund të shihni mirë gjithçka që ju rrethon. As vetë akti i të parit nuk do ndonjë mundim prej jush. Për të parë një send ju mjafton të hidhni vështrimin tek ai. Ju nuk lodheni duke i dhënë syve urdhrat e “projektimit, përfshirjes dhe analizimit” dhe as nervave optike që ndodhen në pjesën e prapme të trurit dhe aq më pak vetë trurit. Sytë tuaj mund të fokusohen në objekte të largëta pa pasur nevojë të bëjnë matje optike. Ju vetëm sa shprehni dëshirën për të parë dhe në një fraksion të sekondës ky proces realizohet.
Por, a jeni të vetëdijshëm se çfarë mrekullie e madhe është të parit?