A e dini se arkitekti i kullës Eifel u frymëzua nga femuri, kocka më e fortë dhe më e lehtë e trupit të njeriut? Ky është vetëm një shembull i asaj çka duam t’ju tregojmë në këtë film. Çdo qenie e gjallë, kudo që ndodhet, që nga bimët e deri tek kafshët është e pajisur me aftësi magjepsëse. Qëllimi i këtij filmi është të tregojë se gjërat, të cilat njerëzit mendojnë se i kanë arritur me aftësitë e tyre kanë ekzistuar në natyrë dhe të na përkujtojë se sa e gabuar është që njeriu të jetë arrogant.
E keni menduar ndonjëherë se ç’do të thotë të jetosh në një botë pa ngjyra? Ju asnjëherë nuk do të zgjidhnit të jetonit në një botë të tillë, apo jo? Ndiqni këtë film dokumentar për të mësuar se si erdhën në jetë ngjyrat, të cilat e bëjnë botën tonë jashtëzakonisht të bukur dhe kujt i përket krijimi i ngjyrave të ndryshme dhe harmonia mes tyre.
Trupi ynë ka armiq, të cilët nuk mund t’i shohim dot me sy të lirë dhe mund të mos jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Por, ne kemi gjithashtu një ushtri e cila na mbron në mënyrë të shkëlqyer ndaj çdo forme rreziku që mund të vijë nga jashtë dhe është përherë në gadishmëri: “sistemin tonë imunitar!” Nga ky film do ta kuptoni se inteligjenca që ve në funksionim këtë sistem i përket Allahut.
Gjithçka që shihni në jetën e kësaj bote merr kuptim nëpërmjet shqisave – ajo e të parit dhe të tjerat. Vetëm falë shikimit ttuaj ju mund të njihni familjen, shtëpinë, zyrën, shokët tuaj, dhe gjithçka tjetër që ju rrethon. Pa sytë kurrë nuk mund të kishit një imazh të shpejtë dhe të plotë të gjithçkaje që ndodh rreth jush. Pa ta, ju kurrë nuk mund të imagjinonit ngjyrat, fromat, skenat, apo fytyrat e njerëzve.
Por, ju keni sy dhe falë tyre ju mund të shihni mirë gjithçka që ju rrethon. As vetë akti i të parit nuk do ndonjë mundim prej jush. Për të parë një send ju mjafton të hidhni vështrimin tek ai. Ju nuk lodheni duke i dhënë syve urdhrat e “projektimit, përfshirjes dhe analizimit” dhe as nervave optike që ndodhen në pjesën e prapme të trurit dhe aq më pak vetë trurit. Sytë tuaj mund të fokusohen në objekte të largëta pa pasur nevojë të bëjnë matje optike. Ju vetëm sa shprehni dëshirën për të parë dhe në një fraksion të sekondës ky proces realizohet.
Por, a jeni të vetëdijshëm se çfarë mrekullie e madhe është të parit?
Birds are the best flying machines in the world. In this film you will discover the stunning design in the aerodynamic structure of their bodies, their navigation systems or their different flight techniques. The bodies of birds are not only testimonies to creation, but also strong evidence against Darwinism: The avian lung, design of the feathers and many other features of birds refute the theory of evolution, which assumes life on Earth to be an accidental phenomenon.