Pse një kafshë duhet të mbrojë të afërmit e tij? Kush i frymëzon ata që të venë në rrezik jetën e tyre për hir të anëtarëve të tjerë të fisit? Si i fitojnë kafshët cilësitë shembullore si: uniteti, bashkëpunimi, vetësakrifica dhe devotshmëria në gjirin e tyre? Në këtë film ju do të jeni dëshmitarë të dashurisë dhe afërsisë së habitshme që vërehet tek kafshët, gjë që e zhvlerëson krejtësisht teorinë e evolucionit, e cila i sheh gjallesat si qenie tërësisht egoiste dhe të pamëshirshme , të cilat janë shfaqur rastësisht.
Atomet ndodhen kudo… Gjithçka të cilën ne e quajmë lëndë përbëhet nga atomet. Një trup i ndërtuar prej atomesh merr frymë nëpërmjet atomeve në ajër, ushqehet me atomet që ndërtojnë ushqimin dhe shuan etjen me atomet e ujit. Ajo çka shihni nuk është gjë tjetër veçse përplasja e fotoneve dhe elektroneve në atomet e syrit tuaj.
Ky film shqyrton kompleksitetin dhe përsosmërinë e pjesëz më të vogël përbërëse të university – atomit. Atomi, i cili ndonjëherë duket si titulli i një lënde mjaft të ndërlikuar në tekstet e librave, shfaq të vërteta shumë të rëndësishme, po ashtu na ofron fakte të qënësishme të krijimit të Zotit dhe të ekzistencës së Tij.
A e dini se arkitekti i kullës Eifel u frymëzua nga femuri, kocka më e fortë dhe më e lehtë e trupit të njeriut? Ky është vetëm një shembull i asaj çka duam t’ju tregojmë në këtë film. Çdo qenie e gjallë, kudo që ndodhet, që nga bimët e deri tek kafshët është e pajisur me aftësi magjepsëse. Qëllimi i këtij filmi është të tregojë se gjërat, të cilat njerëzit mendojnë se i kanë arritur me aftësitë e tyre kanë ekzistuar në natyrë dhe të na përkujtojë se sa e gabuar është që njeriu të jetë arrogant.
Në këtë filmë do të bëhët fjalë për mrekullinë e ndertimit të qelizës. Me zhvillimin e shkencës bashkohore jo vetëm që bëhet zbulimi i kompleksitetit të qelizës, po njekohesisht edhe hidhen poshtë shumë hipoteza dhe bestytni për krijimin "e rastesishtem" apo për "qelizen e thjeshtë".
Kur ne e hulumtojmë botën e qenieve të gjalla, hasim shumë shembuj mahnitës të “teknologjisë”. Në trupin e një insekti të imët ose në sipërfaqen e një bime, gjenden sisteme marramendëse, të dizajnuara me një precizitet të madh. Të gjitha këto tregojnë që ekziston një “dizajn” i përsosur në qeniet e gjalla. Është e pamundur që ky dizajn të jetë produkt i “rastësisë”, siç e trajton teoria e evolucionit e Darvinit. Është evidente që këto qenie të gjalla janë sjellë në jetë nga një Krijues, I cili ka fuqi mbi tërë natyrën.
Në këtë film, ju do të shihni se si fizika dhe astronomia e ditëve tona nxjerr në dritë një të vërtetë që ateistët nuk kanë dëshirë ta pranojnë; dhe kjo e vërtetë është ekzistenca e një Krijuesi.
Birds are the best flying machines in the world. In this film you will discover the stunning design in the aerodynamic structure of their bodies, their navigation systems or their different flight techniques. The bodies of birds are not only testimonies to creation, but also strong evidence against Darwinism: The avian lung, design of the feathers and many other features of birds refute the theory of evolution, which assumes life on Earth to be an accidental phenomenon.