Ne tashmë ndodhemi në një kthesë në historinë e njerëzimit. Ateizmi, i cili ka ndikuar kaq shumë historinë e shkencës dhe atë të mendimit, qysh prej shekullit të XVIII-të, po përjeton një kolaps të pashmangshëm. Në këtë film ju do të shihni se, si tezat kryesore të tij u rrënuan së bashku me zhvillimet shkencore, politike dhe sociale të dekadave të kaluara. Që nga teoria e Çarls Darvnit apo Sigmund Frojdit, deri tek rënia e komunizmit apo ëndërra hipike, ndiqni se si dogma ateiste shkatërrohet në vigjilje të shekullit të XXI.
Keni menduar ndonjeherë se Toka mbi të cilën po ecni lëviz me një shpejtësi prej 1,670 kilometra në orë? A keni menduar ndonjëherë pse flokët tuaj rriten vazhdimisht, ndërsa vetullat dhe qerpikët mbeten po në atë gjatësi? A nuk do të ishte e dëmshme sikur të ishte ndryshe? Keni menduar ndonjëherë rreth ngjarjeve të mahnitshme që ndodhin brenda dhe përreth jush? Ky film është një ftesë për të reflektuar, sepse në Kur’an Zoti na fton ne të mendojmë për qeniet e gjalla që Ai ka krijuar.
Vrojtimet shkencore e njohin njeriun me misteret e krijimit, apo me diturinë e pafund të Zotit, urtësinë dhe fuqinë e Tij. Siç ka thënë Albert Ajnshtajni, “shkenca pa fe është e gjymtë”, që donë të thotë, shkenca e pa udhëzuar nga feja, nuk mund të vazhdoj me korrektësi, por ajo humbë kohë në arritjen e rezultateve, apo më keq, ajo shpesh është jobindëse. Islami është fe e arsyes që e inkurajon shkencën. Shikojeni këtë film për të parë se si Kur’ani i prinë rrugës drejtë shkencës duke i ftuar njerëzit të mendojnë dhe të ekzaminojnë shenjat e krijimit përreth tyre.
Në lumejtë e brigjeve perëndimore të Amerikës së Veriut jeton një nga emigrantët më interesantë në botë. Salmoni...Jeta e një salmoni fillon kur e ëma lëshon vezët në një rrymë. Ushqimi i parë i salmonit të ri është një qeskë e veçantë ushqyese brenda në vezë...Krijesat që analizohen gjatë këtij filmi janë vetëm disa nga mrekullitë e krijimit që gjenden në natyrë.
Filmi që do të shihni shpjegon si është krijuar një qenie njerëzore, si dhe fazat, nëpërmjet të cilave ajo kalon për të ardhur në ekzistencë. Ky film është për ty! Le të nisim tani një udhëtim të shkurtër në kohë dhe të kthehemi në të kaluarën! Le të studiojmë një histori mbresëlënëse e plot mrekullira!
Të shohim se ç’ka qenë dikur një qënie njerëzore!
Atomet ndodhen kudo… Gjithçka të cilën ne e quajmë lëndë përbëhet nga atomet. Një trup i ndërtuar prej atomesh merr frymë nëpërmjet atomeve në ajër, ushqehet me atomet që ndërtojnë ushqimin dhe shuan etjen me atomet e ujit. Ajo çka shihni nuk është gjë tjetër veçse përplasja e fotoneve dhe elektroneve në atomet e syrit tuaj.
Ky film shqyrton kompleksitetin dhe përsosmërinë e pjesëz më të vogël përbërëse të university – atomit. Atomi, i cili ndonjëherë duket si titulli i një lënde mjaft të ndërlikuar në tekstet e librave, shfaq të vërteta shumë të rëndësishme, po ashtu na ofron fakte të qënësishme të krijimit të Zotit dhe të ekzistencës së Tij.