Gjithkush e din se çka është fara... Por mbase ata kurrë nuk e kanë vrarë mendjen se sa bimë të ndryshme dalin nga ajo gjë e vogël që duket si një copëz druri. Nëse mendoni pak me kujdes për farën, do të shihni se ajo është një mrekulli e madhe. Ngjyrat, dizajnët, aromat dhe të gjitha cilësitë tjera, që i shihni tek bimët, janë të fshehura në një farë të imët. Me këtë film ju do të bindeni se një farë e imët në vete, është argument i artit të mahnitshëm të krijimit nga Zotit.
Atë që do ta ndiqni në këtë film, dëshmon qartë se kjo botë nuk është e paqëllimtë, e pakontrolluar, kapicë materiesh arrakate e rastësishme, përkundrazi ajo është krijuar me një konstruksion të përkryer dhe është ideale për jetesë. Do të jeni dëshmitarë të asaj se si drita e diellit, uji të cilin e pimë apo uji i cili është pjesë përbërëse e trupi tonë, ajrin të cilin e thithim në çdo sekondë në mushkëritë tanë janë maksimalisht të përshtatshme për jetën tonë. Të gjitha hulumtimet që i kemi bërë lidhur me planetin tokë, neve na tregojnë se në këtë planetë ekziston një konstruksion i përkryer për jetesën tonë. Padyshim, se ky konstruksion i përkryer i cili vërehet në çdo detaj të tokës, është argument për ekzistimin e një Krijuesi me Dituri dhe Fuqi të pafund i cili njëkohësisht nën sundimin e vet i ka të gjitha detajet e këtij planeti.
Gjithçka që shihni në jetën e kësaj bote merr kuptim nëpërmjet shqisave – ajo e të parit dhe të tjerat. Vetëm falë shikimit ttuaj ju mund të njihni familjen, shtëpinë, zyrën, shokët tuaj, dhe gjithçka tjetër që ju rrethon. Pa sytë kurrë nuk mund të kishit një imazh të shpejtë dhe të plotë të gjithçkaje që ndodh rreth jush. Pa ta, ju kurrë nuk mund të imagjinonit ngjyrat, fromat, skenat, apo fytyrat e njerëzve.
Por, ju keni sy dhe falë tyre ju mund të shihni mirë gjithçka që ju rrethon. As vetë akti i të parit nuk do ndonjë mundim prej jush. Për të parë një send ju mjafton të hidhni vështrimin tek ai. Ju nuk lodheni duke i dhënë syve urdhrat e “projektimit, përfshirjes dhe analizimit” dhe as nervave optike që ndodhen në pjesën e prapme të trurit dhe aq më pak vetë trurit. Sytë tuaj mund të fokusohen në objekte të largëta pa pasur nevojë të bëjnë matje optike. Ju vetëm sa shprehni dëshirën për të parë dhe në një fraksion të sekondës ky proces realizohet.
Por, a jeni të vetëdijshëm se çfarë mrekullie e madhe është të parit?
Jeta në pole është tmerrësisht e vështirë: Toka dhe deti janë të mbuluar me akull, aty mbizotërojnë erërat e ngricës dhe temperatuart e ulëta dhe nuk ka asnjë strehë për kafshët…
Ndonjëri mund të mendojë se në pole nuk ka asgjë tjetër veç aisbergëve. Por, megjithatë, edhe atje ka një shumëllojshmëri të pasur gjallesash, megjithë kushtet tepër të vështira. Në këtë film ju do të hasni krijesa, të cilat mbijetojnë lehtësisht në kushtet polare, të cilat në pamje të parë duken jo fort mikpritëse për jetën dhe do të zbuloni karakteristikat e tyre, ku, çdonjëra nga të cilat është një mrekulli e krijimit që tregon diturinë e pafund, fuqinë dhe pushtetin e Zotit të Plotfuqishëm. Në të do të shihni se, secila nga këto aftësi që mbartin këto kafshë është rezultat i një projektimi të përsosur dhe se të gjitha krijesat janë krijuar nga Zoti i Plotfuqishëm me mjeshtëri të përkryer në përshtatje me nevojat e tyre.
Atomet ndodhen kudo… Gjithçka të cilën ne e quajmë lëndë përbëhet nga atomet. Një trup i ndërtuar prej atomesh merr frymë nëpërmjet atomeve në ajër, ushqehet me atomet që ndërtojnë ushqimin dhe shuan etjen me atomet e ujit. Ajo çka shihni nuk është gjë tjetër veçse përplasja e fotoneve dhe elektroneve në atomet e syrit tuaj.
Ky film shqyrton kompleksitetin dhe përsosmërinë e pjesëz më të vogël përbërëse të university – atomit. Atomi, i cili ndonjëherë duket si titulli i një lënde mjaft të ndërlikuar në tekstet e librave, shfaq të vërteta shumë të rëndësishme, po ashtu na ofron fakte të qënësishme të krijimit të Zotit dhe të ekzistencës së Tij.
Qëllimi i këtij dokumetari është t'u tregohet atyre që e mbrojnë Darvinizmin pa e njohur anën e tij të errët, se çfarë janë duke mbështetur në të vërtetë dhe, në të njëjtën kohë, t'u sqarohet se çfarë përgjegjësie mbajnë, nëqoftëse pretendojnë se nuk e shohin realitetin e vërtetë të tij. Një tjetër qëllim është që të paralajmërohen edhe ata që nuk e besojnë Darvinizmin, por nuk e konsiderojnë si një rrezik që i kanoset njerëzimit.
Keni menduar ndonjeherë se Toka mbi të cilën po ecni lëviz me një shpejtësi prej 1,670 kilometra në orë? A keni menduar ndonjëherë pse flokët tuaj rriten vazhdimisht, ndërsa vetullat dhe qerpikët mbeten po në atë gjatësi? A nuk do të ishte e dëmshme sikur të ishte ndryshe? Keni menduar ndonjëherë rreth ngjarjeve të mahnitshme që ndodhin brenda dhe përreth jush? Ky film është një ftesë për të reflektuar, sepse në Kur’an Zoti na fton ne të mendojmë për qeniet e gjalla që Ai ka krijuar.