Në këtë film ju do të udhëtoni përmes një vendi të mrekullueshëm ku tiparet e tij si: masa, struktura, temperatura e kështu me radhë, janë projektuar “aq përpiktë për jetë dhe mbijetesë të qenieve të gjalla”. Ajo është Toka e jonë... Miliona kafshë, bimë, insekte dhe krijesa të detit, të gjitha me struktura të ndryshme, ngjyra dhe tipare, jetojnë së bashku në këtë planet të veçantë. Harmonia e madhe në Tokë dhe jeta e mrekullueshme në të janë argumente për ekzistimin e Zotit dhe artin e krijimit të Tij.
Gjithçka që shihni në jetën e kësaj bote merr kuptim nëpërmjet shqisave – ajo e të parit dhe të tjerat. Vetëm falë shikimit ttuaj ju mund të njihni familjen, shtëpinë, zyrën, shokët tuaj, dhe gjithçka tjetër që ju rrethon. Pa sytë kurrë nuk mund të kishit një imazh të shpejtë dhe të plotë të gjithçkaje që ndodh rreth jush. Pa ta, ju kurrë nuk mund të imagjinonit ngjyrat, fromat, skenat, apo fytyrat e njerëzve.
Por, ju keni sy dhe falë tyre ju mund të shihni mirë gjithçka që ju rrethon. As vetë akti i të parit nuk do ndonjë mundim prej jush. Për të parë një send ju mjafton të hidhni vështrimin tek ai. Ju nuk lodheni duke i dhënë syve urdhrat e “projektimit, përfshirjes dhe analizimit” dhe as nervave optike që ndodhen në pjesën e prapme të trurit dhe aq më pak vetë trurit. Sytë tuaj mund të fokusohen në objekte të largëta pa pasur nevojë të bëjnë matje optike. Ju vetëm sa shprehni dëshirën për të parë dhe në një fraksion të sekondës ky proces realizohet.
Por, a jeni të vetëdijshëm se çfarë mrekullie e madhe është të parit?
Atë që do ta ndiqni në këtë film, dëshmon qartë se kjo botë nuk është e paqëllimtë, e pakontrolluar, kapicë materiesh arrakate e rastësishme, përkundrazi ajo është krijuar me një konstruksion të përkryer dhe është ideale për jetesë. Do të jeni dëshmitarë të asaj se si drita e diellit, uji të cilin e pimë apo uji i cili është pjesë përbërëse e trupi tonë, ajrin të cilin e thithim në çdo sekondë në mushkëritë tanë janë maksimalisht të përshtatshme për jetën tonë. Të gjitha hulumtimet që i kemi bërë lidhur me planetin tokë, neve na tregojnë se në këtë planetë ekziston një konstruksion i përkryer për jetesën tonë. Padyshim, se ky konstruksion i përkryer i cili vërehet në çdo detaj të tokës, është argument për ekzistimin e një Krijuesi me Dituri dhe Fuqi të pafund i cili njëkohësisht nën sundimin e vet i ka të gjitha detajet e këtij planeti.
Trupi ynë ka armiq, të cilët nuk mund t’i shohim dot me sy të lirë dhe mund të mos jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Por, ne kemi gjithashtu një ushtri e cila na mbron në mënyrë të shkëlqyer ndaj çdo forme rreziku që mund të vijë nga jashtë dhe është përherë në gadishmëri: “sistemin tonë imunitar!” Nga ky film do ta kuptoni se inteligjenca që ve në funksionim këtë sistem i përket Allahut.
Jeta në pole është tmerrësisht e vështirë: Toka dhe deti janë të mbuluar me akull, aty mbizotërojnë erërat e ngricës dhe temperatuart e ulëta dhe nuk ka asnjë strehë për kafshët…
Ndonjëri mund të mendojë se në pole nuk ka asgjë tjetër veç aisbergëve. Por, megjithatë, edhe atje ka një shumëllojshmëri të pasur gjallesash, megjithë kushtet tepër të vështira. Në këtë film ju do të hasni krijesa, të cilat mbijetojnë lehtësisht në kushtet polare, të cilat në pamje të parë duken jo fort mikpritëse për jetën dhe do të zbuloni karakteristikat e tyre, ku, çdonjëra nga të cilat është një mrekulli e krijimit që tregon diturinë e pafund, fuqinë dhe pushtetin e Zotit të Plotfuqishëm. Në të do të shihni se, secila nga këto aftësi që mbartin këto kafshë është rezultat i një projektimi të përsosur dhe se të gjitha krijesat janë krijuar nga Zoti i Plotfuqishëm me mjeshtëri të përkryer në përshtatje me nevojat e tyre.
Një ditë i hape sytë dhe e gjete veten midis begative të shumta... Mendo rreth këtyre të mirave që të janë dhuruar nga Allahu. Allahu na ndërgjegjëson për ekzistencën e Tij nëpërmjet çdo gjëje që gjendet në këtë botë, sado e vogël qoftë ajo. Ky film ju fton të mendoni rreth universit dhe krijesave që ndodhen në të, se si ato u krijuan në mënyrën më të përkryer. Nxjerrja në pah e disa prej shenjave të panumurta të Allahut në natyrë, kanë për qëllim t’ju bëjmë që të mendoni rreth dijes dhe fuqisë së Zotit, të cilat përfshijnë çdo gjë.
A e dini që nëse universi do të zgjerohej pak më shpejt pas Bigbengut, e tërë lënda në të do të shpartallohej dhe shpërndahej përtej universit, e do të humbej dhe të pengonte formimin e galaktikave dhe yjeve. Apo po të ishin shpërndarë pak më ngadalë, e tërë lënda do të grumbullohej së bashku, para se sistemet e yjeve të kishin rast të formoheshin. Ky është vetëm një shembull i rregullit të universit. Shikoni se si astronomia moderne zbulon shenjat e Zotit.