Teknologjia, puna kolektive, strategjia ushtarake, rrjeti i avancuar i komunikimit, një hierarki e mprehtë dhe racionale, disiplina, planifikimi urbanistik... Këto janë fushat ku njerëzit nuk mund të jenë gjithmonë mjaft të suksesshëm por milingonat gjithmonë janë. Në këtë film do të eksploroni botën e mahnitshme të milingonave, një sistem socio-biologjik shumë kompleks i cili nuk ka mundur të lind si mekanizëm i rastësishëm dhe të qëndroj si një shembull i qartë i një dizajni inteligjent në natyrë. Në të njëjtën kohë ju do të shihni gabimet në teorinë e evolucionit dhe të dëshmoni krijimin e patëmetë të Allahut.
Sa mirë e njihni Allahun, i Cili na krijoi ne dhe gjithë universin deri në detajin më të vogël? Qëllimi i këtij filmi është që të na njohë me Allahun, Atë që është më i afërt tek njeriu sesa vena e tij e qafës, ashtu siç na prezantohet në Kur’an. Synimi i tij është të largojë dijen e turbullt, të pasigurt dhe të cekët që kanë njerëzit në mendjen e tyre dhe ta zëvendësojë atë me besimin e vërtetë të shpalosur në Kur’an.
Keni menduar ndonjeherë se Toka mbi të cilën po ecni lëviz me një shpejtësi prej 1,670 kilometra në orë? A keni menduar ndonjëherë pse flokët tuaj rriten vazhdimisht, ndërsa vetullat dhe qerpikët mbeten po në atë gjatësi? A nuk do të ishte e dëmshme sikur të ishte ndryshe? Keni menduar ndonjëherë rreth ngjarjeve të mahnitshme që ndodhin brenda dhe përreth jush? Ky film është një ftesë për të reflektuar, sepse në Kur’an Zoti na fton ne të mendojmë për qeniet e gjalla që Ai ka krijuar.
Jeta në pole është tmerrësisht e vështirë: Toka dhe deti janë të mbuluar me akull, aty mbizotërojnë erërat e ngricës dhe temperatuart e ulëta dhe nuk ka asnjë strehë për kafshët…
Ndonjëri mund të mendojë se në pole nuk ka asgjë tjetër veç aisbergëve. Por, megjithatë, edhe atje ka një shumëllojshmëri të pasur gjallesash, megjithë kushtet tepër të vështira. Në këtë film ju do të hasni krijesa, të cilat mbijetojnë lehtësisht në kushtet polare, të cilat në pamje të parë duken jo fort mikpritëse për jetën dhe do të zbuloni karakteristikat e tyre, ku, çdonjëra nga të cilat është një mrekulli e krijimit që tregon diturinë e pafund, fuqinë dhe pushtetin e Zotit të Plotfuqishëm. Në të do të shihni se, secila nga këto aftësi që mbartin këto kafshë është rezultat i një projektimi të përsosur dhe se të gjitha krijesat janë krijuar nga Zoti i Plotfuqishëm me mjeshtëri të përkryer në përshtatje me nevojat e tyre.
Vrojtimet shkencore e njohin njeriun me misteret e krijimit, apo me diturinë e pafund të Zotit, urtësinë dhe fuqinë e Tij. Siç ka thënë Albert Ajnshtajni, “shkenca pa fe është e gjymtë”, që donë të thotë, shkenca e pa udhëzuar nga feja, nuk mund të vazhdoj me korrektësi, por ajo humbë kohë në arritjen e rezultateve, apo më keq, ajo shpesh është jobindëse. Islami është fe e arsyes që e inkurajon shkencën. Shikojeni këtë film për të parë se si Kur’ani i prinë rrugës drejtë shkencës duke i ftuar njerëzit të mendojnë dhe të ekzaminojnë shenjat e krijimit përreth tyre.
Birds are the best flying machines in the world. In this film you will discover the stunning design in the aerodynamic structure of their bodies, their navigation systems or their different flight techniques. The bodies of birds are not only testimonies to creation, but also strong evidence against Darwinism: The avian lung, design of the feathers and many other features of birds refute the theory of evolution, which assumes life on Earth to be an accidental phenomenon.
Trupi ynë ka armiq, të cilët nuk mund t’i shohim dot me sy të lirë dhe mund të mos jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Por, ne kemi gjithashtu një ushtri e cila na mbron në mënyrë të shkëlqyer ndaj çdo forme rreziku që mund të vijë nga jashtë dhe është përherë në gadishmëri: “sistemin tonë imunitar!” Nga ky film do ta kuptoni se inteligjenca që ve në funksionim këtë sistem i përket Allahut.