HarunYahya.Tv
 
Faqja Kryesore Rreth Autorit Na Kontaktoni
 
 
 
BOTA KA NEVOJË PËR NJË PERADORI TË RE OSMANE
 
   
 

Ky film përmbledh gjendjen aktuale të botës islame dhe trashëgiminë strategjike të Turqisë. Kjo trashëgimi ka rrënjë jashtëzakonisht të thella dhe është e lavdishme, dhe ajo do ta vendos Turqinë në krye të kombeve udhëheqëse të botës në shekullin 21

Faktet e tanishme dhe ato historike tregojnë se nevoja për një Perandori të re Osmane për ta ri-renditur botën nuk është ëndërr utopike, por një ideal i dëshiruar që mund të arrihet me vendosmëri të mjaftueshme.

Sot, në kohën e shtypjeve të ndryshme, koncepti tolerant dhe paqësor i Islamit në traditën Osmane do ta sjell një fener të shpresës për tërë botën.

Nëse Turqia mund ta përdorë më mirë trashëgiminë e mrekulluar të civilizimit që e posedon, nëse e drejton fytyrën vazhdimisht përpara duke qëndruar mbi të gjitha aspektet e të kaluarës së saj, atëherë na pret një e ardhme e ndritshme.

 
 
 
Nëse keni probleme ju lutem klikoni për të zgjedhur një program tjetër

Flv Download Kliko që të shkarkosh dokumentin Flv.
Post To MySpace! Share To FriendFeed
Në gjuhë të tjera : Türkçe (DÜNYA YENİ BİR OSMANLIYA MUHTAÇ)
TË TJERA VEPRA RRETH KËSAJ TEME

Lidhje :

Shtoje te faqja juaj




Të tjera Faqe
 
TË TJERË FİLMA QË MUND T’JU İNTERESOJNË
 
 

HISTORIA E PËRGJAKSHME E KOMUNIZMIT 1

Shekulli 20, ishte shekulli më i përgjakshëm në historinë e njerëzisë. Më shumë se 250 milion njerëz u vranë në luftëra, masakra masive dhe vrasje politike. Përgjegjës kryesor për këtë barbarizëm të madh është ideologjia e quajtur “komunizëm”. Kinse njerëzisë i premtonte barazi dhe drejtësi, kurse në fakt ishte një ideologji që solli vetëm gjak, vdekje dhe frikë.... Në këtë film, do të ndjekim dhe do të analizojmë se si kjo ideologji njerëzisë i solli kaq shumë barbarizëm. Ka mundësi që njerëzia të shpëtoj nga ky qark i barbarizmit, vetëm duhet ta kuptoj qëllimin e ekzistimit të vet. Njeriu nuk është një lloj i kafshës i cili është paraqitur rastësisht dhe jeton për të luftuar, ashtu siç mendojnë darvinistët, komunistët dhe fashistët. Njeriu është një krijesë e ndershme të cilin e ka krijuar Allahu dhe ai në vete mban shpirtin e Tij. Dhe qëllimi i jetës së tij është të jetoj dhe të edukohet sipas moralit të bukur të cilin ia mësoi Allahu.


ZGJIDHJA: VLERAT E KUR’ANIT

Përreth globit ka shumë njerëz mbi të cilët bëhen vazhdimisht padrejtësi dhe shtypje. Ata jetojnë në kulmin e varfërisë, janë të pastrehë, janë të detyruar të bëjnë një jetë të pambrojtur dhe bien viktima të sëmundjeve të ndryshme duke mos pasur asistencën e duhur mjekësore, edhe nëse ajo gjendet. Rrjedhimisht, ka vetëm një zgjidhje për padrejtësitë, kaosin, masakrat, urinë, varfërinë dhe shtypjen që ekziston sot në botë: vlerat morale të Kur’anit, të tilla si sakrifica, mëshira dhe drejtësia. Ndiqni këtë film për të parë se, i vetmi shpëtim për të dobëtit, të papërkrahurit, të pastrehët dhe të vobektit është vënia në jetë e udhëzimeve të Kur’anit, i cili i është drejtuar të gjithë njerëzve. 


ISLAMI DENON TERRORIZMIN

Sulmi terrorist në Qendrën Tregtare Botërore në në new york në mëngjesin e 11 Shtatorit 2001,kushtoi jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm...Terrorizmi në përgjithësi është një krim kundër njerëzimit,humanizmit...Në kur’an Zoti i urdhëron muslimanët  të sjellin paqe harmoni dhe vëllazërim në botë.


KALORËS TË TEMPULLIT

Në mesjetë, ka ekzistuar një organizatë e fshehtë që ka orientuar historinë dhe ka qëndruar në prapaskenë të shumë ndodhive të asaj kohe. Në fillim kjo organizatë u paraqit me emrin “Kalorës të Tempullit”. Kalorësit e tempullit janë themeluar si një fraksion i Kryqëzatave dhe ishin përbetuar se do të luftojnë për hir të krishterimit. Por me kalimin e kohës iu nënshtruan një doktrine të mbrapshtë dhe të ligë dhe në tërësi u larguan prej mësimeve të krishterimit. Anëtarët e fraksionit u dhanë pas interesave të kësaj bote dhe pas pasioneve, dhe harruan Allahun dhe fenë e tyre. Duke përdorur forcën ushtarake dhe lidhjet politike fituan pasuri shumë të madhe. Në mesjetë, kishin më shumë forcë materiale dhe pasuri sesa kisha dhe shtetet tjera Evropiane. Falë kësaj fuqie të madhe kalorësit kishin nënshtruar njerëzit e pushtetit, madje edhe autoritetet kishtare. Përfituan shumë privilegje dhe paprekshmëri. Ishin organizatorë kryesorë të parregullsive dhe punëve të errëta. Përdornin rituale të mbrapshtë dhe të degjeneruar. Për arsye të gjithë këtyre punëve të liga që i përmendëm u burgosën, u gjykuan dhe u ndalua veprimtaria e tyre. Por megjithatë vazhduan të organizohen nëntokë. Dhe pas një kohe u paraqitën me një emër tjetër: Masonizëm. Në këtë film, studiohet baza e vërtetë e masonizmit e cila me shekuj të tërë e ka fshehur identitetin e saj të vërtetë, domethënë studiohen Kalorësit e Tempullit. Do të ndiqni me kujdes të madh.


FATKEQËSITË QË SOLLI DARVINIZMI PËR NJERËZIMIN

Qëllimi i këtij dokumetari është t'u tregohet atyre që e mbrojnë Darvinizmin pa e njohur anën e tij të errët, se çfarë janë duke mbështetur në të vërtetë dhe, në të njëjtën kohë, t'u sqarohet se çfarë përgjegjësie mbajnë, nëqoftëse pretendojnë se nuk e shohin realitetin e vërtetë të tij. Një tjetër qëllim është që të paralajmërohen edhe ata që nuk e besojnë Darvinizmin, por nuk e konsiderojnë si një rrezik që i kanoset njerëzimit.

 
   
Kategoritë
Besimi dhe Mendimi HarunYahya.Tv Podcast - Besimi dhe Mendimi
Fakte të Krijimit te Kafshët HarunYahya.Tv Podcast - Fakte të Krijimit te Kafshët
Fytyra e Errët e Darvinizmit HarunYahya.Tv Podcast - Fytyra e Errët e Darvinizmit
Historia e Profetëve HarunYahya.Tv Podcast - Historia e Profetëve
Histori, Politikë dhe Strategji HarunYahya.Tv Podcast - Histori, Politikë dhe Strategji
Interviews with Harun Yahya HarunYahya.Tv Podcast - Interviews with Harun Yahya
Islami dhe Fetë HarunYahya.Tv Podcast - Islami dhe Fetë
Masonët dhe Gabimet e Tyre HarunYahya.Tv Podcast - Masonët dhe Gabimet e Tyre
Mikroorganizmat dhe Krijimi HarunYahya.Tv Podcast - Mikroorganizmat dhe Krijimi
Mrekullia e Njeriut HarunYahya.Tv Podcast - Mrekullia e Njeriut
Natyra dhe Krijimi HarunYahya.Tv Podcast - Natyra dhe Krijimi
Njohuri të Përgjithshme rreth Kuranit HarunYahya.Tv Podcast - Njohuri të Përgjithshme rreth Kuranit
Ora dhe Fundi i Kohërave HarunYahya.Tv Podcast - Ora dhe Fundi i Kohërave
Rrënimi i Teorisë së Evolucionit HarunYahya.Tv Podcast - Rrënimi i Teorisë së Evolucionit
Sekreti Përtej Materies HarunYahya.Tv Podcast - Sekreti Përtej Materies
Universi dhe Krijimi HarunYahya.Tv Podcast - Universi dhe Krijimi
Vlerat Morale të Islamit HarunYahya.Tv Podcast - Vlerat Morale të Islamit
Zgjidhja e Problemeve Shoqërore HarunYahya.Tv Podcast - Zgjidhja e Problemeve Shoqërore
 
Harun Yahya
Click for PODCAST Subscribe in All Films
iPhone, iPod, MP4
Intervistat me Harun Jahjën
Të Gjitha Veprat
RSS Feed
Gjuhë të Tjera
Türkçe
English
Deutsch
Français
Indonesia
Azerbaijani
Albanian
Arabic
Russian
Magyar
Bulgarian
Spanish
Amharik
Italian
Urdu
 
     
 

© 2007 Harun Yahya TV - www.harunyahya.tv
Ju mund të kopjoni dhe të riprodhoni gjithë materialet që ndodhen në këtë faqe, me lejen e autorit dhe jo për qëllime komerciale, por me kusht që ju ta citoni këtë faqe si burimin kryesor.