| |
ALLAHU NJIHET PËRMES ARSYES
|
|
|
| |
Nëse keni probleme ju lutem klikoni për të zgjedhur një program tjetër


Kliko që të shkarkosh dokumentin Flv.
|
|
| |
| Një ditë i hape sytë dhe e gjete veten midis begative të shumta... Mendo rreth këtyre të mirave që të janë dhuruar nga Allahu. Allahu na ndërgjegjëson për ekzistencën e Tij nëpërmjet çdo gjëje që gjendet në këtë botë, sado e vogël qoftë ajo. Ky film ju fton të mendoni rreth universit dhe krijesave që ndodhen në të, se si ato u krijuan në mënyrën më të përkryer. Nxjerrja në pah e disa prej shenjave të panumurta të Allahut në natyrë, kanë për qëllim t’ju bëjmë që të mendoni rreth dijes dhe fuqisë së Zotit, të cilat përfshijnë çdo gjë. |
|
|
| |
|
|
Në gjuhë të tjera : Français (CONNAITRE DIEU PAR LA RAISON), Türkçe (AKILLI KUŞUN AVLANMA TEKNİĞİ), Croatian (ALLAH IS KNOWN THROUGH REASON - CROTIAN), Türkçe (ALLAH HER YERDEDİR.), Thai (มารู้จักอัลลอฮฺ ด้วยเหตุผล ), Amharic (ALLAH IS KNOWN THROUGH REASON - AMHARIC), Malay (ALLAH IS KNOWN THROUGH REASON (MALAY)), Español (DIOS ES CONOCIDO A TRAVES DE LA RAZON), Indonesia (MA’RIFATULLAH - MENGENAL ALLAH LEWAT AKAL), Български (Аллах се опознава с разум), Deutsch (ALLAH DURCH VERNUNFT ERKENNEN), Arabic (الله يعرف بالعقل), Rusça (АЛЛАХ ПОЗНАЕТСЯ РАЗУМОМ ), English (ALLAH IS KNOWN THROUGH REASON), Türkçe (ALLAH AKILLA BİLİNİR)
|
|
|
|
TË TJERA VEPRA RRETH KËSAJ TEME |
Të tjera Faqe
|
|
|
|
| |
TË TJERË FİLMA QË MUND T’JU İNTERESOJNË |
|
|
|
| |

MREKULLIA E FARËS SË BIMËS
Gjithkush e din se çka është fara... Por mbase ata kurrë nuk e kanë vrarë mendjen se sa bimë të ndryshme dalin nga ajo gjë e vogël që duket si një copëz druri. Nëse mendoni pak me kujdes për farën, do të shihni se ajo është një mrekulli e madhe. Ngjyrat, dizajnët, aromat dhe të gjitha cilësitë tjera, që i shihni tek bimët, janë të fshehura në një farë të imët. Me këtë film ju do të bindeni se një farë e imët në vete, është argument i artit të mahnitshëm të krijimit nga Zotit. |
 |

MISTERET E THELLËSIVE
Keni menduar ndonjeherë se Toka mbi të cilën po ecni lëviz me një shpejtësi prej 1,670 kilometra në orë? A keni menduar ndonjëherë pse flokët tuaj rriten vazhdimisht, ndërsa vetullat dhe qerpikët mbeten po në atë gjatësi? A nuk do të ishte e dëmshme sikur të ishte ndryshe? Keni menduar ndonjëherë rreth ngjarjeve të mahnitshme që ndodhin brenda dhe përreth jush? Ky film është një ftesë për të reflektuar, sepse në Kur’an Zoti na fton ne të mendojmë për qeniet e gjalla që Ai ka krijuar.
|
 |

PËR NJERËZIT QË MENDOJNË I - UDHËTIMI I MAHNITSHËM I SALMONIT
Në lumejtë e brigjeve perëndimore të Amerikës së Veriut jeton një nga emigrantët më interesantë në botë. Salmoni...Jeta e një salmoni fillon kur e ëma lëshon vezët në një rrymë. Ushqimi i parë i salmonit të ri është një qeskë e veçantë ushqyese brenda në vezë...Krijesat që analizohen gjatë këtij filmi janë vetëm disa nga mrekullitë e krijimit që gjenden në natyrë.
|
 |

DASHURIA DHE BASHKËPUNIMI TEK QENIET E GJALLA
Pse një kafshë duhet të mbrojë të afërmit e tij? Kush i frymëzon ata që të venë në rrezik jetën e tyre për hir të anëtarëve të tjerë të fisit? Si i fitojnë kafshët cilësitë shembullore si: uniteti, bashkëpunimi, vetësakrifica dhe devotshmëria në gjirin e tyre? Në këtë film ju do të jeni dëshmitarë të dashurisë dhe afërsisë së habitshme që vërehet tek kafshët, gjë që e zhvlerëson krejtësisht teorinë e evolucionit, e cila i sheh gjallesat si qenie tërësisht egoiste dhe të pamëshirshme , të cilat janë shfaqur rastësisht. |
 |

PËR NJERËZIT QË MENDOJNË II - Krijesat e habitshme II
Në këtë film kemi ndërrmarrë një udhëtim nga thellësitë e oqeaneve në rërën shkrumbuese të shkretëtirës dhe në pyjet me shumë reshje të Amazonës. Krijesat që ne kemi parë në këtë udhëtim na kanë bërë të mundur të jemi dëshmitarë të një fakti shumë të rëndësishëm. Fuqia e Allahut na e shfaq këtë në vargun kuranor që thotë:
“Zoti juaj i vetëm është Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç tij. Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” (Sura Taaha: 98) |
 |
|
|
|
| |
|
|
|