Stili i pashoq i Kuranit dhe urtësia e madhe që gjendet në të, të shpallura 14 shekuj më parë janë provë se Kurani është fjala e Allahut. Jo vetëm kaq, por në Kuran gjenden mjaft mrekulli të cilat vërtetojnë se ai është i zbritur nga Allahu. Prej këtyre mrekullive, gjenden disa fakte shkencore të shpallura në Kuran 14 shekuj më parë, të cilat mundën të zbuloheshin vetëm në saje të teknologjisë së shekullit të 20. Këto fakte, të cilat nuk njiheshin në kohën kur u shpall Kurani, i bëjnë të ditur njeriut të ditëve tona se Kurani është fjala e Allahut.
A e dini që nëse universi do të zgjerohej pak më shpejt pas Bigbengut, e tërë lënda në të do të shpartallohej dhe shpërndahej përtej universit, e do të humbej dhe të pengonte formimin e galaktikave dhe yjeve. Apo po të ishin shpërndarë pak më ngadalë, e tërë lënda do të grumbullohej së bashku, para se sistemet e yjeve të kishin rast të formoheshin. Ky është vetëm një shembull i rregullit të universit. Shikoni se si astronomia moderne zbulon shenjat e Zotit.
Në këtë film ju do të udhëtoni përmes një vendi të mrekullueshëm ku tiparet e tij si: masa, struktura, temperatura e kështu me radhë, janë projektuar “aq përpiktë për jetë dhe mbijetesë të qenieve të gjalla”. Ajo është Toka e jonë... Miliona kafshë, bimë, insekte dhe krijesa të detit, të gjitha me struktura të ndryshme, ngjyra dhe tipare, jetojnë së bashku në këtë planet të veçantë. Harmonia e madhe në Tokë dhe jeta e mrekullueshme në të janë argumente për ekzistimin e Zotit dhe artin e krijimit të Tij.
Ky film prej 45 minutash, i përgatitur me imazhe të pashembullta, me harta tre-dimensionale të krijuara në kompjuter, muzikë madheshtore, të mrekullueshme dhe një komentim të fuqishëm, përshkruan se si qysh nga koha e Profetit tonë Muhamed (paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të) Islami ka mësuar mëshirën dhe tolerancën dhe ka nxitur vënien në punë të arsyes, shkencës, mençurisë dhe artit. Titujt kryesorë të këtij filmi janë:
Përmbysja e Idhujve
Toleranca, Drejtësia, dhe Mëshira në Islam
Islami: Burimi i Shkencës Moderne
Qytetërimi i Lartë Islam
Kurt ë ndiqni këtë film do ta shihni se si, duke filluar që nga Arabia, Islami u përhap në gjithë Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Spanjë, duke ndërtuar kështu një nga qytetërimet më të shkëlqyera në botë dhe se si kjo ngritje kulturore u bazua mbi vlerat morale të Kur’anit. Ashtu siç e thotë edhe prezantuesi i filmit, ju do të dëshmoni se si drita e Islamit ndriçoi gjithë botën.
Një ditë i hape sytë dhe e gjete veten midis begative të shumta... Mendo rreth këtyre të mirave që të janë dhuruar nga Allahu. Allahu na ndërgjegjëson për ekzistencën e Tij nëpërmjet çdo gjëje që gjendet në këtë botë, sado e vogël qoftë ajo. Ky film ju fton të mendoni rreth universit dhe krijesave që ndodhen në të, se si ato u krijuan në mënyrën më të përkryer. Nxjerrja në pah e disa prej shenjave të panumurta të Allahut në natyrë, kanë për qëllim t’ju bëjmë që të mendoni rreth dijes dhe fuqisë së Zotit, të cilat përfshijnë çdo gjë.