Uniteti, devotshmëria, dashuria, afeksioni, mëshira, vetësakrifikimi, besimi...Solidariteti, miqësia, ndihma reciproke, falja, paanshmeria, besueshmeria, besnikëria, shqetësimi dhe mbrojtja ndaj të tjerëve...
Shumica e njerëzve shprehin dëshirën e zjarrtë për cilësitë e vlerave të larta morale sa herë që u jepet rasti. Ata ankohen se nuk kanë mundur t’u afrohen vlerave të tilla morale, të cilat do t’i dëshironin aq shumë. Në të vërtetë, vlerat morale të larta janë bëhen të mundura vetëm vetëm duke iu friksuar Zotit dhe duke ndier devotshmëri të thellë ndaj Tij. Për këtë arsye, vetëm besimtarët e sinqertë janë ata të cilët i praktikojnë këto virtyte në jetën e tyre.
Në Kur’an ka shumë vargje që bëjnë fjalë për jetën e përditshme dhe marrëdhëniet shoqërore. Besimtarët përpiqen të venë në jetë këto vlera morale të larta, të cilat i ka shpallur Zoti në Kur’an në çdo moment të jetës së tyre. Nuk ka rëndësi se në çfarë rrethanash mund të gjenden, ata kurrë nuk bëjnë lëshime në shfaqjen e këtyre vlerave. Në këtë film ju do të bëheni dëshmitarë të vlerave të shkëlqyera morale të besimtarëve.
A e dini që nëse universi do të zgjerohej pak më shpejt pas Bigbengut, e tërë lënda në të do të shpartallohej dhe shpërndahej përtej universit, e do të humbej dhe të pengonte formimin e galaktikave dhe yjeve. Apo po të ishin shpërndarë pak më ngadalë, e tërë lënda do të grumbullohej së bashku, para se sistemet e yjeve të kishin rast të formoheshin. Ky është vetëm një shembull i rregullit të universit. Shikoni se si astronomia moderne zbulon shenjat e Zotit.
Allahu ka krijuar të gjitha qeniet e gjalla me tipare që ndryshojnë sipas mjedisit ku ato jetojnë, çdo gjallesë i përdor këto tipare për të mbrojtur vetveten ose për gjueti. Disa fshihen me anë të taktikave të tjera inteligjente.
Ju do të shihni disa tipare të habitshme të kafshëve në këtë film dhe do të njiheni me shembuj të artit të krijimit në natyrë.
Universit një ditë do t’i vijë fundi. Dita e fundit do të vijë dhe është e pashmangshme dhe ky fakt është shpallur në Kuran në vargun “Dhe Dita e Fundit është duke ardhur pa më të voglin dyshim...” {Kuran, 22 : 7} Dita e fundit është një sekret që Zoti nuk ja tregoi njeriut, por Ai i shpalli Profetit Muhamed disa shenja dhe ndodhi të cilat do tu tregojnë njerëzve afrimin e kësaj dite. Në këtë film ju do të shihni disa prej shenjave më kryesore, si psh. rritja në numër e luftrave dhe e anarkisë që do të çojnë në shkaterrimin e qyteteve të mëdha, tërmetet si dhe disa arritje në shkencë e në teknologji, të cilat ju shpallën të Dërguarit të Zotit si shenjë e afrimit të Ditës së Gjykimit.
Përreth globit ka shumë njerëz mbi të cilët bëhen vazhdimisht padrejtësi dhe shtypje. Ata jetojnë në kulmin e varfërisë, janë të pastrehë, janë të detyruar të bëjnë një jetë të pambrojtur dhe bien viktima të sëmundjeve të ndryshme duke mos pasur asistencën e duhur mjekësore, edhe nëse ajo gjendet. Rrjedhimisht, ka vetëm një zgjidhje për padrejtësitë, kaosin, masakrat, urinë, varfërinë dhe shtypjen që ekziston sot në botë: vlerat morale të Kur’anit, të tilla si sakrifica, mëshira dhe drejtësia. Ndiqni këtë film për të parë se, i vetmi shpëtim për të dobëtit, të papërkrahurit, të pastrehët dhe të vobektit është vënia në jetë e udhëzimeve të Kur’anit, i cili i është drejtuar të gjithë njerëzve.