Vitet ’60 ishin një kthesë për shoqëritë Perëndimore… Pasojat shkatëruese të dy luftrave botërore,, bombat atomike, të hedhura mbi Japoni dhe zinxhiri i ngjarjeve si Lufta e Vietnamit, provokuan një kundërshtim të fortë ndaj rendit të vendosur nga rinia Amerikane.
Gjendja nuk ishte më e mirë në vendet Europiane. Të rinjtë ngritën krye kundër rendeve ekzistues dhe u përfshinë në lëvizje perverse me një dëshirë flagrantepër t’u “rebeluar” apo “për të tërhequr vëmendje”. Mjaft sjellje të degjeneruara dhe besime perverse u përhapën në atë kohë.
Të rinjtë duke pretenduar t’i kundërvihen lufrës themeluan një lëvizje e cila do të linte gjurmët e saj në vitet 1960. Ky ishte fillimi i kulturës hipike.
Dukej se bota ishte mbushur plot me njerëz të rinj të cilët mezi prisnin ta mbushnin botën me lule vetëm për hir të paqes. Ata besonin se përparim do të thoshte të ishe i natyrshëm dhe i lirë. Në realitet filozofia e tyre perverse i shpuri ata vetëm në shkatërim.
Zbulimet e reja historike dhe arkeologjike lidhur me popujt të cilët përmenden në Kuran, edhe një herë dëshmojnë për vërtetësinë e lajmeve që i jep Kurani. Njeriut i takon vetëm që të merr mësim nga gjendja në të cilën kanë rënë këta popuj dhe të kërkoj shkaqe që edhe më tepër t’i afrohet Allahut. Vetëm me anë të kësaj rruge mund të shpresoj se do të jetë në grupin e njerëzve të cilët do të shpëtojnë në botën e ardhshme (ahiret). Në këtë film do të shfaqim shkatërrimin e popullit Sebe të cilët jetonin në një gjeografi shumë estetike me kopshte dhe ara të begatshme, poashtu edhe shkatërrimin e mbretit Egjiptian Faraonit dhe ithtarëve të tij, i cili në momentin kur iu afrua vdekja pohoi se e beson Allahun.
Në lumejtë e brigjeve perëndimore të Amerikës së Veriut jeton një nga emigrantët më interesantë në botë. Salmoni...Jeta e një salmoni fillon kur e ëma lëshon vezët në një rrymë. Ushqimi i parë i salmonit të ri është një qeskë e veçantë ushqyese brenda në vezë...Krijesat që analizohen gjatë këtij filmi janë vetëm disa nga mrekullitë e krijimit që gjenden në natyrë.
A e dini që nëse universi do të zgjerohej pak më shpejt pas Bigbengut, e tërë lënda në të do të shpartallohej dhe shpërndahej përtej universit, e do të humbej dhe të pengonte formimin e galaktikave dhe yjeve. Apo po të ishin shpërndarë pak më ngadalë, e tërë lënda do të grumbullohej së bashku, para se sistemet e yjeve të kishin rast të formoheshin. Ky është vetëm një shembull i rregullit të universit. Shikoni se si astronomia moderne zbulon shenjat e Zotit.
Përreth globit ka shumë njerëz mbi të cilët bëhen vazhdimisht padrejtësi dhe shtypje. Ata jetojnë në kulmin e varfërisë, janë të pastrehë, janë të detyruar të bëjnë një jetë të pambrojtur dhe bien viktima të sëmundjeve të ndryshme duke mos pasur asistencën e duhur mjekësore, edhe nëse ajo gjendet. Rrjedhimisht, ka vetëm një zgjidhje për padrejtësitë, kaosin, masakrat, urinë, varfërinë dhe shtypjen që ekziston sot në botë: vlerat morale të Kur’anit, të tilla si sakrifica, mëshira dhe drejtësia. Ndiqni këtë film për të parë se, i vetmi shpëtim për të dobëtit, të papërkrahurit, të pastrehët dhe të vobektit është vënia në jetë e udhëzimeve të Kur’anit, i cili i është drejtuar të gjithë njerëzve.