Filmi që do të shihni shpjegon si është krijuar një qenie njerëzore, si dhe fazat, nëpërmjet të cilave ajo kalon për të ardhur në ekzistencë. Ky film është për ty! Le të nisim tani një udhëtim të shkurtër në kohë dhe të kthehemi në të kaluarën! Le të studiojmë një histori mbresëlënëse e plot mrekullira!
Të shohim se ç’ka qenë dikur një qënie njerëzore!
Gjithkush e din se çka është fara... Por mbase ata kurrë nuk e kanë vrarë mendjen se sa bimë të ndryshme dalin nga ajo gjë e vogël që duket si një copëz druri. Nëse mendoni pak me kujdes për farën, do të shihni se ajo është një mrekulli e madhe. Ngjyrat, dizajnët, aromat dhe të gjitha cilësitë tjera, që i shihni tek bimët, janë të fshehura në një farë të imët. Me këtë film ju do të bindeni se një farë e imët në vete, është argument i artit të mahnitshëm të krijimit nga Zotit.
Në këtë film kemi ndërrmarrë një udhëtim nga thellësitë e oqeaneve në rërën shkrumbuese të shkretëtirës dhe në pyjet me shumë reshje të Amazonës. Krijesat që ne kemi parë në këtë udhëtim na kanë bërë të mundur të jemi dëshmitarë të një fakti shumë të rëndësishëm. Fuqia e Allahut na e shfaq këtë në vargun kuranor që thotë:
“Zoti juaj i vetëm është Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç tij. Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” (Sura Taaha: 98)
Also you can witness another fact of creation: The largest land animals on earth; the elephants’ flawless design in their trunks, the design in their legs which enables them walking with amazing lightness despite their huge bodies.
Një ditë i hape sytë dhe e gjete veten midis begative të shumta... Mendo rreth këtyre të mirave që të janë dhuruar nga Allahu. Allahu na ndërgjegjëson për ekzistencën e Tij nëpërmjet çdo gjëje që gjendet në këtë botë, sado e vogël qoftë ajo. Ky film ju fton të mendoni rreth universit dhe krijesave që ndodhen në të, se si ato u krijuan në mënyrën më të përkryer. Nxjerrja në pah e disa prej shenjave të panumurta të Allahut në natyrë, kanë për qëllim t’ju bëjmë që të mendoni rreth dijes dhe fuqisë së Zotit, të cilat përfshijnë çdo gjë.
Çdo individ përcakton i ve vetes si qëllime të cilat janë të rëndësishme për të. Megjithatë asnjë nga këto nevoja nuk është aq e rëndësishme sa mirësia me të cilën ju jeni bekuar çdo moment: frymëmarrja.
Nëse nuk do të keni mundur të merrni frymë për një minutë, do të kishit dhënë gjithçka që zotëroni për të marrë frymë përsëri. Brenda një minute apo pak më tepër ju do të kishit humbur vetëdijen. Vdekja e trurit do të pasonte në dy ose tre minuta dhe jeta juaj do të merrte fund.
Ky proces i cili duket në pamje të marë kaq i thjeshtë dhe për të cilin shumë pak njerëz e vrasin mendjen, është aktualisht linja e parë në një mrekulli. Çdo qelizë në trupin tonë ka nevojë për oksigjenin e sjellë nëpërmjet frymëmarrjes.
Të rrahurat e zemrës suaj, lëvizja e muskujve, ndarja qelizore nuk do të ishin të munduar pa oksigjen.
Në këtë film ju do të shihni se sa mirësi e madhe është frymëmarrja dhe se si secili nga sistemet që ju mundësojnë të merrni frymë, është një mrekulli më vete e krijimit të Zotit.
E keni menduar ndonjëherë se ç’do të thotë të jetosh në një botë pa ngjyra? Ju asnjëherë nuk do të zgjidhnit të jetonit në një botë të tillë, apo jo? Ndiqni këtë film dokumentar për të mësuar se si erdhën në jetë ngjyrat, të cilat e bëjnë botën tonë jashtëzakonisht të bukur dhe kujt i përket krijimi i ngjyrave të ndryshme dhe harmonia mes tyre.